Shqipëria mëson kundërshtarët për Kupën e Botës në rast kualifikimi
05/12/2025
Kombëtarja e Shqipërisë ka mësuar kundërshtarët për Kupën e Botës, gjithnjë nëse arrin të kualifikohen.
“Kuq e Zinjtë” do t’i zhvillojnë dy ndeshje në play-off në muajin mars, kurse në rast që arrijnë fitore atëherë do të prejnë biletën për në Kupën e Botës.
Në shortin e tërhequr në Washington, Shqipëria ka mësuar se do të jetë në grupin F, së bashku me Holandën, Japoninë dhe Tunizinë.
Fillimisht njësoi si Kosova, edhe Shqipëria duhet ta kalojë play-offin. "Kuq e Zinjtë" do të jenë mysafir i Polonisë, kurse nëse fitojnë do të përballet me fituesin e ndeshjes Ukrainë - Suedi.
Kujtojmë, gjysmëfinalja e play-offit do të zhvillohet më 26 mars, finalja më 31 mars, kurse Kupa e Botës nis më 11 qershor./Telegrafi/


