Please enter at least 3 characters.

Shpërthejnë gypat e kanalizimit në shkollën “Ismail Qemali” në Prishtinë

Në ditën e dytë të vitit të ri shkollor, në shkollën fillore “Ismail Qemali” në Prishtinë, ka ndodhur një incident ku kanë shpërthyer gypat e kanalizimit, duke detyruar pezullimin e mësimit për nxënësit e ndërrimit të paradites.

Për Telegrafin, prindër të nxënësve kanë shprehur shqetësim lidhur me kushtet e rënda në të cilat po zhvillohet mësimi.

Rrjedhja e kanalizimit është alarmante dhe kalon shumë afër një dollapi me tension të lartë të energjisë elektrike, çka paraqet rrezik shtesë për sigurinë e nxënësve dhe stafit.

Prindërit shprehen gjithashtu të shqetësuar për mungesën e higjienës, duke thënë se pastërtia në ambientet e shkollës është në nivel jashtëzakonisht të ulët. /Telegrafi/