Please enter at least 3 characters.

Shoqata e Sigurimeve dhe Policia e Kosovës me kampanja të përbashkëta për sigurinë në komunikacion

2019/02/SmartSelect_20190205-093956_Viber-e1549357379162.jpg

Drejtori Ekzekutiv i Shoqatës se Sigurimeve të Kosovës, Sami Mazreku ka takuar U.D. Drejtorin e Divizionit për Komunikacion në Policinë e Kosovës, Jeton Rexhepi.

Në këtë takim është diskutuar për organizimin e kampanjave të përbashkëta për sigurinë në komunikacion rrugor, me fokus për ngritjen e vetëdijesimit për këmbësorët si dhe ndihmën që do të ofrojë Shoqata e Sigurimeve të Kosovës për Policinë e Kosovës.

Po ashtu Shoqata do ta ndihmojë në sigurimin e pajisjeve të avancuara teknologjike për uljen e numrit të mjeteve motorike të paregjistruara e të pasiguruara. /Telegrafi/