Shkurta rrëfehet mes lotësh për aktivitetin human: Tentuan të me keqpërdorin edhe në forma të tjera
Shkurta Haxhiu ka ndarë sonte (e hënë) një rrëfim të dhimbshëm për rrugëtimin e saj në humanizëm.
Ajo në dhomën e rrëfimit para para publikut tregoi se këtë rrugë e ka nisur që në moshë të vogël, e shtyrë nga dëshira për të ndihmuar të tjerët.
E njëjta përmendi sakrificat që ka kaluar dhe me atë se çfarë e ka përballur jeta deri më tani.
“Kam qenë një person që kam pasur shumë armiq edhe i kam luftuar e vetme. Kam pasur shumë vuajtje edhe shumë hjeka. Janë tre ose pesë për qind sa kam sprova që jam sprovuar gjatë jetës. Shtatë vite kam fjetur në fakultet, në zyre. Akoma nuk e kam një zyre të sigurt për të ushtruar veprimtarinë time. Sa njeriut i kam dhënë bukë dhe më ka gjuajtur me gurë”, u shpreh ajo.
Tutje tha: “Ka pasur raste kur e kam blerë një byrek për vete nuk e kam ngrënë, ia kam dhënë dikujt tjetër. Edhe gjyshi më ka lënë amanet që nuk është paraja hallall nëse nuk të del djersa e ballit”.
“I kam shitur pikturat e mia dhe i kam paguar dreka darka personave me nevoja të veçanta. Gjithë kohën paragjykime, akuza, ngacmime seksuale. Ka pasur raste që është paraqitur në karrocë dhe nuk ka qenë, ka pasur qëllime tjera. Herët a vonë, nuk dua të vdes pa e bërë një gjest human që shërben për të tjerët”, tha Haxhiu ndër tjerash.
Më pas ajo mori edhe një mesazh nga motra, të cilën e ka përkrahje të madhe. /Telegrafi/


