Please enter at least 3 characters.

Shkupi këtë mëngjes qyteti më i ndotur në Evropë

2021/08/Ndotja-e-ajrit-me-llogo-3-780x439-1.jpg

Shkupjanët sot në mëngjes thithin ajrin më të ndotur në Evropë. Sipas të dhënave nga uebfaqja IQAir, sot në mëngjes Shkupi është në vendin e pestë në botë për nga ndotja.

Qyteti më i ndotur në botë është Lahore, i ndjekur nga Delhi, Hanoi dhe Chongqing.

Nivelet e larta të ndotjes, sipas ekspertëve, ndikojnë seriozisht në shëndetin e qytetarëve, veçanërisht në muajt e dimrit kur rritet përdorimi i karburanteve dhe pajisjeve ngrohëse.