Please enter at least 3 characters.

Shkuan me anije për t'i parë nga afër balenat gjigante, kurrë nuk kishin besuar se do ta kenë kaq afër një të tillë (Foto)

2018/03/1-52.jpg
24:"© Tom Cannon / SWNS.com

Një anije plot me turistë duket se kishin parë më shumë se që kishin menduar, kur një balenë gjigante po qëndronte nën mjetin e tyre lundrues.

Balena-peshkaqen konsiderohet si peshku më i madh në botë, që po qëndronte nën anijen në ujërat e pastra kristal në Ningallo Reef, rreth 6 kilometra larg bregut perëndimor të Australisë, transmeton Telegrafi.

Fotografia e pabesueshme është shkrepur nga 26-vjeçari Tom Cannon gjatë kësaj jave.

"Kjo balenë shumicën e kohës e kalon duke jetuar në mënyrë misterioze në thellësi të mëdha ku pak njerëz mund të arrijnë, por nga muaji mars e deri në korrik dalin më afër sipërfaqes së ujit", ka shkruar Cannon.

"Nuk jam frikësuar fare, kemi notuar me ata dhe njerëzit nga e mbarë bota vijnë që t'i shohin. Ato nuk janë aspak të rrezikshme dhe menjëherë largohen nga kushdo, që e konsiderojnë si rrezik potencial", ka shtuar autori i fotografisë. /Telegrafi/