Please enter at least 3 characters.

​Shkroi për ndikimin ruso-serb në Mal të Zi, Filipoviq: Kam marrë kërcënime për ‘persekutim institucional’

2024/01/ljubomir.jpg

Analisti malazez, Ljubomir Filipoviq ka thënë se ka marrë kërcënime të hapura për “persekutim institucional”, pas artikullit të tij të fundit që hedh dritë mbi operacionet e ndikimit të Rusisë dhe Serbisë në Mal të Zi.

Ai përmes një postimi në X ka bërë të ditur se kërcënimet i ka marr nga “Alo”.

“Dhe tani po i marr këto kërcënime të hapura për "persekutim institucional" nga 'Alo', një tabloid i lidhur me shërbimin sekret shtetëror serb. Pse? Për shkak të artikullit tim të fundit akademik për NSF Journal që hedh dritë mbi operacionet e ndikimit të Rusisë dhe Serbisë në Mal të Zi”, ka shkruar ai në X.