Please enter at least 3 characters.

Shkëlqim Berberi sjell remiksin e këngës "O moj bukuroshe" të Nexhmije Pagarushës

2020/12/l-master1.jpg

Reperi Shkëlqim Berberi, ka prezantuar për publikun projektin e tij më të ri muzikor.

“O moj bukuroshe” mban titullin kënga të cilën ai sapo e ka lansuar, e që është një ripërpunim i këngës së famshme të Nexhmije Pagarusha.

Ai ka shtuar edhe një repturë në referen, duke ia përshtatur melodisë së këngës.

Tekstin e kanë shkruar Shkelqim Berberi dhe Endrit Mehmeti, gjersa muzika është ripërpunuar nga Lyrics Master.

Kënga është vizualizuar edhe me klip, regjinë e të cilit e ka realizuar Blerim Salillari.

Nga komentet e para në kanalin YouTube, duket se kënga është pritur mirë nga publiku. /Telegrafi/