Please enter at least 3 characters.

Shikoni tornadon që goditi Serbinë (Foto/Video)

2016/05/Tornado-1.jpg

Për shkak të motit të keq që ka goditur Serbinë, më së shumti janë frikësuar banorët e Jagodinës të cilët kanë regjistruar një ngjarje të pazakontë në qytetin e tyre.

Në videot e ndryshme që tashmë janë postuar në Facebook, Twitter dhe YouTube, mbi qytetin e Jagodinës shfaqet një tornado gjigante, transmeton Telegrafi.

Sipas medieve lokale, shiu i rrëmbyeshëm kishte filluar rreth orës 13:30 dhe kishte zgjatur rreth gjysmë ore. Dhe menjëherë ishte shfaqur në pjesën perëndimore të qytetit një re e zezë, që pas disa sekondave mori formën e  tornados. /Telegrafi/