Shifra marramendëse që duhet të paguajë Manchester United nëse shkarkon Erik Ten Hagun
30/09/2024
Aventura e Erik Ten Hag te Manchester United duket se është shumë pranë fundit, por drejtuesit po i ndal dëmshpërblimi që duhet t’i paguajnë holandezit. Edhe pse drejtuesit e klubit shprehën besimin te trajneri dhe i rinovuan një tjetër vit kontratën në fillimin e sezonit, rezultat nuk po vijnë dhe tashmë trysnia e tifozëve po bëhet e papërballueshme.Por për të bërë realitet dëshirën e tifozëve të cilët nuk e duan më holandezin në drejtim, klubi duhet të bëhet gati për një shpenzim kolosal.


