Please enter at least 3 characters.

Shaw largohet nga Unitedi, por e duan gjigantët e Ligës Premier

2017/04/luke-shaw.jpg

Luke Shaw me shumë mundësi do të largohet nga Manchester United pas përfundimit të sezonit, por pritet të qëndroj në Ligën Premier, pasi shumë skuadra të mëdha e duan atë.

Mbrojtësi anglez ka vuajtur nga një dëmtim i rëndë që e la jashtë fushave për rreth gjashtë muaj, duke mos mundur t’i tregoj aftësitë e tij të plota.

Kjo ka bërë që trajneri i skuadrës, Jose Mourinho, të humb durimin në të riun anglez dhe dëshiron ta hedh në shitje dhe të përfitoj të holla nga Shaw.

Megjithatë, sipas The Sun, 21-vjeçari anglez pëlqehet në masë të madhe nga rivalët e “Djajve të Kuq”, Manchester City, Liverpool dhe Tottenham, përcjell Telegrafi.

Skuadra nga Etihad Stadium e dëshiron Shawin, pasi në fund të sezonin mbrojtësit Gael Clichy, Pablo Zabaleta dhe Bacary Sagna do të jetë pa kontrata dhe anglezi shihet si zëvendësues i tyre.

Te Liverpooli, trajneri Klopp e pëlqen mbrojtësin e majtë anglez, pasi në atë pozitë po luan James Milner, i cili nuk e ka natyrale teksa Alberto Moreno nuk ka bindur klubin.

Në anën tjetër edhe Tottenhami e dëshiron mbrojtësin e Unitedit, pasi trajneri Mauricio Pochettino e pëlqen shumë Shawin që e kishte nën urdhra të tij sa ishin së bashku te Southamptoni.

Manchester United e ka blerë futbollistin për rreth 35 milionë euro, por sipas mediave angleze nuk do të mund ta shiste përmbi 25 milionë, pasi Shaw llogaritet si një gjysmë dështimi. /Telegrafi/