Shasivari-Rokas: Maqedonia e Veriut mbetet e përkushtuar në zbatimin e rekomandimeve të KE-së
22/07/2026
Maqedonia e Veriut synon dinamikë të re në reformat për integrim evropian, me fokus të veçantë në sistemin e drejtësisë. Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari zhvilloi takim me ambasadorin dhe shefin e Delegacionit të Bashkimit Evropian në vend, Mihalis Rokas.
Në takim u diskutua për zbatimin e reformave gjyqësore, sundimin e ligjit dhe përmbushjen e obligimeve nga Agjenda e Reformave dhe Klasteri “Vlerat themelore”.
Shasivari ka theksuar se Ministria mbetet e përkushtuar në zbatimin e rekomandimeve të Komisionit Evropian, ndërsa u vlerësua edhe mbështetja e BE-së përmes projekteve IPA në forcimin dhe digjitalizimin e sistemit gjyqësor. Palët konfirmuan vazhdimin e bashkëpunimit për avancimin e reformave sipas standardeve evropiane.


