Please enter at least 3 characters.

Sergio Ramos mund të mos paraqitet në finalen e Copa del Rey

2019/02/Sergio-Ramoss.jpg
229:"MADRID, SPAIN - OCTOBER 20: Sergio Ramos of Real Madrid reacts during the La Liga match between Real Madrid CF and Levante UD at Estadio Santiago Bernabeu on October 20, 2018 in Madrid, Spain. (Photo by Denis Doyle/Getty Images)
12:"Getty Images

RFEF ka hedhur poshtë ankesën e Real Madridit për kartonin e verdhë të mbrojtësit të Sergio Ramosit dhe futbollisti mund të mos paraqitet në finale të Copa del Rey.
Komiteti i Ankesave të Federatës së Futbollit të Spanjës ka hedhur poshtë ankesën e madrilenëve për futbollistin, i cili u zverdh në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Copa del Rey kundër Barcelonës.

Mbrojtësi do të paraqitet në ndeshjen e kthimit të 27 shkurtit me Barçën, por do të jetë në tribuna në rast të kualifikimit në finale të Kupës së Spanjës.

Sergio Ramos (Photo by Alex Caparros/Getty Images)

Nëse kjo do të ndryshojë politikën e përzgjedhjes së Santiago Solarit për ndeshjen e kthimit kundër Barcelonës, ku takimi i barabartë 1-1 në Camp Nou.

Reali kishte ofruar të gjitha dëshmitë e mundshme duke përfshirë edhe video xhirime se Ramos nuk e kishte shkelur Nelson Semedon, por një gjë e tillë u hodh poshtë.

Real Madridi ka edhe një mundësi të ankesës duke iu drejtuar Gjykatës Administrative të Sporteve Spanjolle (TAD) brenda 15 ditëve të ardhshme për të shqyrtuar vendimin e autoritetit më të ulët.

Ndryshe, Ramos është skuqur në ndeshjen e fundit të kampionatit spanjoll kundër Gironës, ku kjo e fundit triumfoi me rezultat 2:1 në Santiago Bernabeu. /Telegrafi/