Selin Bollati ndan një moment të veçantë me Gimbon nga pushimet
Foto: Instagram
31/05/2026
Selin Bollati dhe DJ Gimbo po vazhdojnë të jenë të pandashëm edhe pas mbarimit të Big Brother VIP Albania 5.
Fituesja e këtij edicioni ka ndarë një fotografi krah tij nga plazhi, duket nga pushimet së bashku.
Ata po kalojnë një kohë të mirë së bashku, duke shijuar çdo moment pranë njëri-tjetrit.
"Shiko çfarë doli nga aparati i shumë kërkuar", ka shkruar ajo.
Lidhja e tyre nisi brenda formatit, ndonëse pati kritika e dyshime për këtë.
Çifti tani edhe kanë zyrtarizuar këtë raport, meqë Selin ka qenë shpesh edhe te familja e Gimbos.
Sido që të jetë, po vazhdojnë të jenë të angazhuar edhe në projektet e tyre. /Telegrafi/


