Please enter at least 3 characters.

Sekuestrohen 22 krerë gjedhe pa dokumentacion në Ferizaj

Dy persona janë shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj, nën dyshimin për kundërvajtje doganore.

Sipas raportit policor, më 16 maj 2026 rreth orës 17:00, gjatë kontrollit të pronës së dy të dyshuarve meshkuj kosovarë në fshatin Dardani, janë gjetur dhe sekuestruar 22 krerë gjedhe pa dokumentacionin përkatës mbi origjinën e tyre.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa kafshët janë dërguar në terminalin doganor për procedura të mëtejshme. /Telegrafi/