Please enter at least 3 characters.

Sekretet e veturës së presidentit të SHBA-ve (Video)

2016/01/vetura-e-presidentit.jpg
373:"US President Barack Obama gets out of his limousine as he walks to Air Force One prior to departure from Andrews Air Force Base in Maryland, October 11, 2011. Obama is traveling to speak about jobs and the economy in Pittsburgh, Pennsylvania, and attend Democratic fundraisers in Orlando, Florida. AFP PHOTO / Saul LOEB (Photo credit should read SAUL LOEB/AFP/Getty Images)
16:"AFP/Getty Images

Asnjë makinë tjetër nuk është kaq e blinduar sa limuzina e Presidentit amerikan Barack Obama.

E pagëzuar me emrin “Bisha”, për përmasat e saj, “Cadillac One” presidenciale është një makinë e blinduar me sisteme mbrojtjeje dhe komunikimi nga më të sofistikuarat.

Mbulesa e trashë prej 10 centimetrash e prodhuar nga një çelik i veçantë, alumin, titan dhe qeramikë për mbrojtje nga çdo sulm vdekjeprurës. Kjo nuk është vetëm një, por një duzinë me Cadillac-ë për shkak të elementëve.

Është konsideruar si një fortesë e padepërtueshme nga plumbat, bombat, e aftë tu rezitojë shpërthimeve të vogla dhe mesatare.

Ka një sistem ventilimi që përjashton çdo agjent të jashtëm. Me anë të një cilindri oksigjeni në bagazh, krijohet një mikroklimë e aftë të shmangë sulmet me gaz helmues.

Mund të hapet vetëm një dritare. Ajo e shoferit, por vetëm pak centimetra. Një informator konfindencial tha për “Autoweek” se motori është V8 me benzinë. Dyert janë të rënda dhe të blinduara si një kullë e një avioni Boeing 757.

Në bagazh mbahen armë shtesë dhe një kit mjekësor me qese gjaku të tipit të Presidentit.

Njëlloj si avioni presidencial “Air Force One”, “Bisha” është vazhdimisht në lidhje me një furgon të posaçëm që e ndjek nga pas dhe që ia dërgon sinjalet një sateliti ushtarak.

Në pjesën e pasme të rehatshme, është pothuajse si një zyrë për kreun e Shtëpisë së Bardhë.

Ka gjithmonë një celular që ka një linjë të sigurt dhe gjithmonë i lidhur me qendrat operative të Shtëpisë së Bardhë dhe Pentagonit.

Për të drejtuar këtë makinë është e nevojshme marrja pjesë në një kurs 1-javor në një degë të veçantë në akademinë e Shërbimit Sekret në BELTSVILLE, Maryland ku agjentët ushtrojnë manovrat dhe përmirësojnë ngarjen me sa më saktësi. /almakos/