Please enter at least 3 characters.

Sejko zgjidhet për një mandat të dytë në krye të Bankës së Shqipërisë

2016/01/sejko-ulja-e-norm-euml-s-s-euml-interesit-kursime-bizneseve_hd.jpg

Parlamenti i Shqipërisë ka mbështetur kandidaturën e Gent Sejkos si Guvernator i Bankës Qendrore për një mandat të dytë.

Me 103 vota pro, 1 kundër dhe 1 abstenim, deputetet vendosën rizgjedhjen e Sejkos në krye të Bankës së Shqipërisë edhe për një mandat 7-vjeçar.

Sejko drejton Bankën e Shqipërisë që prej 5 shkurtit të vitit 2015.

Para se të zgjidhej guvernator, Sejko ka pasur një eksperiencë më shumë se 20 vjeçare në sektorin bankar, përfshi pozicione drejtuese në ish-Bankën Amerikane të Shqipërisë, Bankën Raiffeisen dhe Bankën Societe Generale Albania. /Telegrafi/