Please enter at least 3 characters.

Sane drejt rikthimit në Ligën Premier, gjiganti anglez gati ofertën për gjermanin

2024/07/Leroy-Sane.jpg

Leroy Sane pritet të largohet nga Bayern Munich pas katër viteve qëndrim në Allianz Arena.

Sulmuesi gjerman nuk konsiderohet më si një titullar i padiskutueshëm te Bayerni dhe largimi i tij në verë është shumë i mundur.

Bavarezët nuk e kanë përjashtuar shitjen e tij dhe tanimë janë në bisedime për një gjë të tillë.

Bild ka raportuar se Arsenali tanimë ka hapur bisedimet me drejtuesit e gjigantit gjerman për transferimin e Sanes në Ligën Premier.

Topçinjtë duan të kenë një repart ofensivë të fuqishëm dhe Sane është dëshira e trajnerit Mikel Arteta.

Bayerni është gati ta lejoj largimin e anësorit gjerman, por vetëm nëse vije një ofertë rreth 50 milionë euro. /Telegrafi/