Please enter at least 3 characters.

Samsung prezanton procesorin e parë me AMD me gjurmim të rrezeve

2022/01/amds.jpg

Galaxy S22 mund të përdorë teknologjinë grafike RDNA 2 të AMDSamsung ka prezantuar Exynos 2200, procesorin e ri për telefonat e saj të mençur. Është sistemi i parë mobil në një çip që përfshin një GPU me arkitekturën grafike RDNA 2 të AMD, duke mundësuar veçori si gjurmimi i rrezeve të përshpejtuara nga hardueri.Bashkëpunimi me AMD ka qenë i gjatë. Dy kompanitë fillimisht prezantuan një marrëveshje licencimi në 2019-ën, më pas AMD konfirmoi vitin e kaluar se "SoC-ja e ardhshme kryesore mobile" e Samsung do të përdorte RDNA 2. Samsung së fundi lajmëroi tërthorazi një ngjarje për të njoftuar rreth Exynos 2200, ngjarje e cila supozohje që supozohej të ndodhte më 11 janar, por u vonua për arsye mjaft misterioze.Exynos 2200 është prodhuar në procesin 4nm EUV të Samsung. Samsung po e emërton GPU si  "Xclipse" dhe zëvendësi i AMD i teknologjisë Radeon GPU David Wang ka deklaruar se ky është "rezultati i parë i gjeneratave të shumta të planifikuara të grafikave AMD RDNA në Exynos SoC".