Samsung “prezanton” modelin premium Galaxy F
09/06/2014
Tani janë dy pamje të reja të telefonit të cilat janë publikuar online, dhe besohet se me të vërtetë bëhet fjalë për fotot aktuale (ose të paktën, kështu duket).
Pamjet e reja të Samsung Galaxy F shfaqin qartë telefonin, i cili thuhet se do të ketë mbështjellës të metaltë, apo korniza të metalta, ndërsa mbështjellës prej plastikës.
Megjithatë, modeli i ri i telefonit të Samsung, Galaxy F duket mjaft i ngjashëm me Galaxy S5, apo çdo telefon tjetër i Samsung. Ekrani i telefonit shfaq logon e Samsung Galaxy F dhe mbishkrimin tani të detyrueshëm 'Powered by” Android./Telegrafi/


