Please enter at least 3 characters.

Samsung Galaxy J7 lirohet në treg, përkundër specifikave të mira (VIDEO)

2017/08/samsung-galaxy-j7.jpg

Samsung Galaxy J7 i vitit 2016 përfaqëson brezin e ri të telefonave të  përballueshëm për nga çmimi nga prodhuesi i famshëm jugkorean, i cili vjen  me një pamje elegante, kornizën metalike dhe madje edhe me disa tipare të telefonave premium.

Galaxy J7  ka një ekran me diagonalen prej 5.5-inç në Super AMOLED me një rezolucion prej 720x1280 pikselëve.

Ka një buton në të djathtë për ndezje dhe dy butona të volumit të në të  majtë, ndërsa në pjesën e përparme ka butonnin Home, por fatkeqësisht  është vetëm një buton i rregullt pa sensorin për gjurmë të gishtrinjëve. Në fund të telefonit është  porti microUSB, porti për audio me 3.5mm dhe mikrofoni kryesor.

Samsung Galaxy J7 vjen në sistemin operativ Android 6 Marshmalloë, dhe është i pajisur me  çipin e Samsung - Exynos 7 që përmban tetë berthama Cortex A53 me 1.6GHz, së bashku me 2GB RAM, dhe 16GB memorie, e cila mund të zgjerohet deri në 128GB përmes kartelës microSD

Samsung Galaxy J7 mbështet rrjetin 4G me një modem të kategorisë 6 me kapacitet shkarkimi deri në  300 megabit, internetin më të shpejtë të cilin e ofron operatori IPKO në gjithë Kosovë.

Galaxy J7 6 ka një kamerë të pasme 13 megapikselë  së bashku me dritën LED dhe kamerën e përparme prej 5 megapikselësh. Bateria e Samsung Galaxy J7 është e lëvizshme dhe vjen me kapacitet prej 3,300mAh

Së fundmi, në 21 dyqanet zyrtare të IPKO, Samsung Galaxy J7 është liruar në çmim dhe tani ky model kushton 219.95 euro.