Please enter at least 3 characters.

Sampaoli pas eliminimit: Është shumë e dhimbshme, kemi provuar shumë taktika rreth Messit

2018/06/Jorge-Sampaoli.jpg
252:"KAZAN, RUSSIA - JUNE 30: Jorge Sampaoli, Head coach of of Argentina looks on ahead of the 2018 FIFA World Cup Russia Round of 16 match between France and Argentina at Kazan Arena on June 30, 2018 in Kazan, Russia. (Photo by Kevin C. Cox/Getty Images)
12:"Getty Images

Trajneri i Argjentinës, Jorge Sampaoli, ka folur pas eliminimit nga Kampionati Botëror 'Rusia 2018' pasi u mundën në fazën e parë të eliminimit direkt nga Franca me rezultat 4-3.

Tekniku argjentinas ka thënë skuadra ka bërë çdo gjë për të ndihmuar Lionel Messin të bëjë lojën e tij në këtë Botëror.

"Kjo është shumë e dhimbshme, veçanërisht pasi lojtarët kanë bërë një përpjekje të madhe".

"Ishte një ndeshje shumë e vështirë, por ne nuk arritur qëllimin tonë këtu në Rusi. Jam i mërzitur dhe i frustruar, mendoj se është normale".

"Nuk do e vendosi të ardhmen time sot. Mendoj se i jemi adaptuar nevojës, në vend se të kishim një ide të qartë".

(Foto: Getty Images)

"Messi? Kemi provuar shumë taktika të ndryshme rreth tij, t'i krijonim hapësira, pra ne provuam çdo gjë për t'i lejuar atij të bëjë atë që mundet. Disa herë ia kemi arritur, disa herë jo".

"Lojtarët luftuan deri në fund dhe gati sa nuk barazuan dhe kjo është ajo çfarë ka vlerë. Ata punuan shumë dhe dua t'i falënderoj", ka thënë Sampaoli pas ndeshjes. /Telegrafi/