Please enter at least 3 characters.

Salah nuk dorëzohet: Do të luftojmë për titull në sezonin e ardhshëm

2019/05/MohamedSalah.jpg
293:"LIVERPOOL, ENGLAND - MAY 12: Mohamed Salah of Liverpool and Sadio Mane of Liverpool pose with the golden boot trophy after the Premier League match between Liverpool FC and Wolverhampton Wanderers at Anfield on May 12, 2019 in Liverpool, United Kingdom. (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)
12:"Getty Images

Liverpooli dështoi ta fitonte titullin e Ligës Premier këtë sezon, edhe pse ishte në një garë të ngushtë deri në fund me Manchester Cityn.

Redsat mbetën vetëm një pikë prapa 'Citizens', të cilën e fituan për të dytin vit rresht titullin e më të mirit në Angli.

Në një prononcim pas ndeshjes, lojtari kryesor i Liverpoolit, Mohamed Salah, ka theksuar se Liverpooli nuk heq dorë nga dëshira për ta fituar titullin pas pritjes shumë të gjatë.

"Humbëm vetëm një ndeshje gjatë gjithë sezonit. Dhamë gjithçka. Fituam 97 pikë. Do të luftojmë për titull në sezonin e ardhshëm", ka thënë Salah për Sky Sports.

Ndryshe, egjiptiani është njëri nga tre fituesit e Këpucës së Artë (së bashku me Pierre-Emerick Aubameyang dhe Sadio Mane), me nga 22 gola të shënuar në kampionatin anglez. /Telegrafi/