Please enter at least 3 characters.

Salah mund të mungojë në fillim të sezonit të ardhshëm për Liverpoolin

2019/12/MohamedSalahlive-2-e1577697938817.jpg
257:"LEICESTER, ENGLAND - DECEMBER 26: Mohamed Salah of Liverpool in action during the Premier League match between Leicester City and Liverpool FC at The King Power Stadium on December 26, 2019 in Leicester, United Kingdom. (Photo by Michael Regan/Getty Images)
12:"Getty Images

Mohamed Salah është duke negociuar me shefat e Liverpoolit, pasi dëshiron të luajë në Lojërat Olimpike të Tokios në verë e ardhshme.

Pas kualifikimit në finale të Kupës së Kombeve të Afrikës për grupmoshat deri në 23 vjeç, Egjipti e ka siguruar një vend në Lojërat Olimpike 2020.

Ndërsa egjiptianët duan që Salah ta përfaqësojë vendin në Japoni në verën e ardhshme njësoj siç kishte bërë në vitin 2012 në Londër.

(Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

27-vjeçari mund të jetë njëri nga tre lojtarët me moshë më të madhe që mund ta përfaqësojnë Egjiptin në Tokio, por kjo do t’ia prishte planet Jurgen Kloppit për fillimin e sezonit 2020/2021.

Ish-zëvendëspresidenti i Federatës së Futbollit të Egjiptit, Ahmed Shobeir, ka thënë se Salah dëhsiron të luajë në Tokio dhe këtë ia ka bërë të ditur federatës. Ai i ka përmendur yjet, si Lionel Messi dhe Neymar, të cilët kanë luajtur për ekipet e tyre kombëtare në Lojërat Olimpike në të kaluarën. /Telegrafi/