Please enter at least 3 characters.

S.O.S. rinia shqiptare!

2020/01/Shkronjat-scaled.jpeg

Nga: Ilir Metaj

Ulur në tavolinë, tek me përdhunoheshin veshët me muzikën e lokalit që bënte pis me tallava të Flori Mumajesit.

Ajo që më dhembi më tepër, nuk ishin veshët e mi, po një grup të rinjsh ulur të tavolina përballë, që dinin përmendësh “tekstin”:

“...prandaj t’u ngjitaTa boja me dritaPor nuk të arritaDije se të du, të du...”

O zot i madh!

Ku ishte problemi me ne? Ku gabuam e përfunduam këtu?!

Çfarë dreqin është ky brez i tredhur mendërisht?!

Me kujtohen të rinjtë e viteve 1990... mosbindja ndaj sistemit, zjarri në shpirt, kreativiteti i thekshëm, qytetaria, kultura, naiviteti, talenti…

Por, ja ku kemi mbërritur: të rinj që arrijnë orgazëm me “ta boja me drita”…

Sot ka fare pak gjurmë nga trashëgimia tronditëse e viteve 1990!

Ritmi i shpirtrave që po zgjoheshin në kërkim të ndryshimit, të derdhur me zjarr ne tingujt rok të atij brezi aq të pastër, aq te munduar, aq te sakrifikuar e aq poetik…

” E duam jetën ndaj na lini të jetojmëO mik, o vëlla pak qetësi për shpirtin tonëE shtrenjta ime ti këtë mbrëmje mos mungoI kam harruar përkëdheljet mos harroÇdo dashuri që të jetojë do ngrohtësiDhe toka s’rron pa diellin lart, pa kaltërsinë...”

Eh mor Elton Deda, dita njëmijë!!!

“Tingulli i zjarrte” , ”Djemtë e detit”, “Albatros” , “Thunderway” , “Ritfolk” …

….Mumajesi, Elvana Gjata, Sinan Hoxha & Co…

Çfarë dreqin ndodhi me ne kështu?! Pse përfunduam këtu?!

Kitara u zëvendësua me klarinetën.

Talenti me mediokritetin.

Poetika me injorancën.

S.O.S. rinia shqiptare!