Please enter at least 3 characters.

Rummenigge: Nuk e shesim Shaqirin

2016/01/f.0716181646595_m.jpg

Mediat angleze raportuan se Liverpooli është i interesuar për shërbimet e Shaqirit dhe se do të bënin ofertë për të, teksa nëpër disa media tjera u raportua se Bayerni do ta përdorë kosovarin për ta blerë Luis Suarezin. Mirëpo, është drejtori gjeneral i klubit i cili i ka hedhur poshtë të gjitha këto spekulime.

“Ne nuk e kemi ndërmend ta shesim apo ta huazojmë Shaqirin. Trajneri (Guardiola) është shumë i kënaqur me të”, ka thënë Rummenigge gjatë konferencës për shtyp ku u prezantua përforcimi i ri, Thiago Alcantara. /Telegrafi/