Please enter at least 3 characters.

Rudari i LDK-së: Herët të flitet për rezultatet, VV po bazohet në sondazhet e saj

2020/11/128640329_779268412933601_6996024475780520903_n-1.jpg

Kandidati i LDK-së për Kryetar të Podujevës, Nexhmi Rudari, ka thënë se ende është herët të flitet se kush është fitues nga procesi i sotëm zgjedhor.

“Qendrat e votimit sapo janë mbyllur dhe është herët të flitet për ndonjë rezultat”, është shprehur Rudari për KlanKosova.

Lidhur me deklarimet e zyrtarëve të Vetëvendosje se janë ata që kanë fituar sot dhe kandidati i tyre Shpejtim Bulliqi, Rudari është shprehur: “Duket se bazohen në sondazhet e tyre që i kanë bërë dje. Është herët të flitet për rezultate”.

Ndërkaq, RTV Dukagjini ka publikuar projeksionin e Armend Mujes dhe Riinvest Institute për zgjedhjet në Podujevë.

Sipas tij, fitues në zgjedhjet e jashtëzakonshme në Podujevë pa balotazh është kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi.

Përqindja sipas projeksionit:

Vetëvendosje ka marrë 50.02 % të votave, LDK 40.11%, dhe PDK 9.87 %.