Please enter at least 3 characters.

Rrufeja godet një shtëpi në Pejë (Foto)

2019/07/66222437_2328516370809777_4884759734164389888_n.jpg

Një shtëpi në Pejë është goditur nga rrufeja pasditen e sotme rreth orës 17:00.

Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për persona të lënduar.

Lexuesit e Telegrafit kanë dërguar disa pamje nga vendi i ngjarjes, teksa kanë shtuar se në shtëpi nuk ishte asnjë person brenda në momentin kur rrufeja ka goditur shtëpinë.

Zjarrfikësit dhe policia kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.

Gjatë ditës së sotme, rrufeja ka goditur për vdekje një femër në Deçan. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Xhevat Ibra, ka konfirmuar për Telegrafin se viktima është një femër 32-vjeçare. /Telegrafi/