Please enter at least 3 characters.

Rritet vlera e futbollistëve shqiptarë në Rusi

2016/12/bekim-balaj_1463899579-9013409.jpg

Paraqitjet e suksesshme në kampionatin rus e futbollistëve shqiptar, Bekim Balaj, Bernard Berisha dhe Odhise Roshi, ka bërë që të rritet vlera e tyre nga faqja e njohur transfermarkt.com.

Sipas vlerësimit të ri, Balajt i është rritur çmimi për 1 milion më shumë, duke u bërë tani i shtrenjtë për 3 milionë euro.

Berisha është shtrenjtuar për gjysmë milioni dhe tani vlen dy milionë euro, ndërsa Roshi, i cili më parë vlerësohej për vetëm 350 mijë euro, tani vlen 1 milion euro.

Ndryshe, të tre futbollistët janë pjesë e skuadrës së Terek Groznyt. /Telegrafi/