Rritet buxheti i harxhimeve të ilaçeve në Maqedoni
20/01/2017
Harxhimi i ilaçeve me recetë në kurriz të Fondit për Sigurom Shëndetësor të Maqedoni (FSSHM) përmes barnatoreve shënon rritje të vazhdueshme, përcell Telegrafi Maqedoni.
Nëse më 2002 për ilaçe u ndanë 1.2 miliardë denarë për 8 milionë receta, në shtator të vitit 2016, FSSHM-ja e rriti buxhetin për ilaçe, për 2.55 miliardë denarë. Numri i recetave të realizuara në vitin 2016 është 22.2 milionë denarë, ose 5.4% më shumë se sa në vitin 2015.
Sipas numrit të recetave të realizuara, tre ilaçet më të harxhuara janë Enaprin - ilaç kundër rritjes së trysnisë së gjakut, pastaj Metformin - ilaç për diabet, diazepam - ilaç për sistemin nervor./Telegrafi/


