Please enter at least 3 characters.

Rrihen mes vete tre persona në Prishtinë, njëri theret me thikë

2016/09/therje.jpg
Një person theret me thikë pas një rrahje në Prishtinë
Një person theret me mjet të mprehtë në Prishtinë, rasti po hetohet

Tre persona janë rrahur mes vete pas një mosmarrëveshje verbale, njëri prej tyre është therë me mjetë të mprehtë (thikë).

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 12:40 në rrugën “Nazim Gafurri”, në Prishtinë.

Tutje bëhet e ditur se i lënduari ka pranuar tretman mjekësor.

“Dyshohet se pas një mosmarrëveshje verbale janë rrahur –sulmuar mes veti tre të dyshuar meshkuj kosovarë ku si pasojë njëri prej tyre ka pësuar lëndime trupore (dyshohet me mjet të mprehtë –thikë) i cili ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport.

Ndërkaq, lidhur me rastin thika është konfiskuar ndërsa tre të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit, janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje. /Telegrafi/