Rrihen mes vete dy vëllezër në Prishtinë, dërgohen në mbajtje
11/07/2026
Dy persona (vëllezër) janë arrestuar pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë rrahur në mes vete.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 21:45, në Prishtinë.
Tutje thuhet se me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë-vëllezër, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë rrahur në mes vete. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/


