Rrëzohet në Dubai një aeroplan ushtarak i Indisë
Një aeroplan Tejas, i cili po merrte pjesë sot në një demonstrim në Panairin Ajror të Dubait, është rrëzuar, raportoi agjencia e lajmeve AP.
Aeroplani i prodhuar nga HAL u rrëzua gjersa po kryente një shfaqje ajrore para një turme të madhe.
Tymi i zi u pa duke u ngritur nga vendi i aksidentit pranë aeroportit, duke shkaktuar panik tek spektatorët, përfshirë familjet me fëmijë që ishin mbledhur për të ndjekur shfaqjen.
Ende nuk dihet nëse piloti ka arritur të hidhet me parashutë para shpërthimit.
BREAKING: An Indian Tejas fighter jet crashed during an aerial display at the Dubai Air Show. pic.twitter.com/TvwUoe3juh
— Clash Report (@clashreport) November 21, 2025
Autoritetet ende nuk kanë dhënë detaje të tjera, ndërsa ekipet e emergjencës u nxitën drejt vendngjarjes.
Ndryshe, Tejas është një aeroplan luftarak i lehtë, shumëfunksional, i projektuar dhe prodhuar në Indi, i aftë për sulme ajrore dhe detyra mbrojtëse.
Ai ka një shpejtësi maksimale prej rreth Mach 1.8 (rreth 2,200 km/orë), mundësi manovrimi të larta dhe është i pajisur me teknologji moderne avionike dhe sisteme të armëve precize.
Aeroplani është i njohur për dizajnin të avancuar, që e bën më të lehtë dhe më efikas në performancë. /Telegrafi/


