Please enter at least 3 characters.

Rrëshqitje masive gurësh në Rrugën e Arbrit, bllokohet rruga në afërsi të Tiranës

2024/06/rruga-e-arbrit.jpg

Rrëshqitje masive gurësh ka pasur këtë të enjte në afërsi të zonës së quajtur “Shkalla e Tujanit”, në aksin Tiranë - Klos, e njohur si Rruga e Arbrit.

Si pasojë, është bllokuar ky aks rrugor dhe është shkaktuar kaos në qarkullimin e mjeteve.

Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar nga rrëshqitjet.

Mjetet e mirëmbajtjes së rrugëve po shkojnë drejt “Shkallës së Tujanit” për largimin e gurëve dhe për normalizimin e qarkullimit. /Telegrafi/