Please enter at least 3 characters.

Rrahja e parë mes tifozëve në 'Rusia 2018': Dhe të përfshirë janë serbët që përleshen me brazilianët

2018/06/brazilserb-1.jpg
252:"MOSCOW, RUSSIA - JUNE 27: Fans of Brazil and Serbia fight in the stabds following during the 2018 FIFA World Cup Russia group E match between Serbia and Brazil at Spartak Stadium on June 27, 2018 in Moscow, Russia. (Photo by Stu Forster/Getty Images)
12:"Getty Images

Në Kampionatin e sivjetmë Botëror ka ndodhur zënka e parë ndërmjet tifozëve brenda një stadiumi, edhe atë në ndeshjen ndërmjet Serbisë dhe Brazilit.

Selecao fitoi me rezultat 2-0 kundër serbëve, ndërsa në tribuna janë shkëmbyer grushtet ndërmjet tifozëve të të dyja skuadrave.

(Foto: Getty Images)

Femrat e pranishme në stadium kishin ngecur në mes, teksa tifozët meshkuj po e goditnin njëri-tjetrin.

Është dashur ndërhyrja e sigurimit për t'i ndarë tifozët e përfshirë në përleshje.

Para fillimit të Kampionatit Botëror kishte pasur frikë se do të kishte përleshje të mëdha ndërmjet tifozëve, mirëpo deri më tani nuk ka pasur.

Dhe incidenti i parë në stadium ka ardhur pas dy javësh, ku janë të përfshirë pikërisht serbët.

(Foto: Getty Images)

Theksojmë se ky Kampionat Botëror është ndër më argëtuesit për lojën e futbollit që po zhvillohet dhe shpresojmë se nuk do të ketë incidente të këtij lloji në të ardhmen.

Për më shumë, Serbia nuk është më pjesë e turneut pasi u eliminua pas humbjes nga Brazili. /Telegrafi/