Ronaldo me driblimin e tij e bën Smallingun të duket si 'amator' - për portugezin mosha është vetëm numër
12/01/2020
Cristiano Ronaldo ka bërë një driblim mahnitës ndaj Chris Smallingut në përballjen që e zhvilluan Roma dhe Juventusi.
Zonja e Vjetër fitoi 2-1 ndaj Giallorossëve në derbin që u zhvillua në kuadër të javës së 19-të në Serie A.
34-vjeçari për një moment ishte përballë mbrojtësi anglez, mirëpo arriti ta kalonte me lehtësi.
Smalling mendoi se do ta ndalte portugezin, por ky i fundit me një rrotullim arriti ta shmangte atë.
Natyrisht se kjo lëvizje e CR7 është bërë virale në internet, për më shumë duke marrë parasysh edhe moshën e tij, e që për të është vetëm një numër. /Telegrafi/


