Roma fiton ndaj Sienas
31/01/2010
John Arne Riise kaloi vendasit në epërsi (29’), ndërsa Simone Vergassola barazoi për mysafirët (41’) për të vendosur rezultatin përfundimtar të pjesës së parë.
Dy minuta pa përfunduar koha e rregullt e ndeshjes, Chuka Stefano Okaka shënoi golin e fitores që pati vlerën e tre pikëve.
Pas kësaj fitoreje, Roma përforcon pozitën e tretë dhe barazohet me pikë me Milanin që mban pozitën e dytë. /Telegrafi/


