")
Please enter at least 3 characters.

Rihana dhe West nuk po bashkëpunojnë më

Rihanna ka konfirmuar se reperi Kanye West nuk është më i përfshirë në punët e albumit të saj të ri “Anti”.

Në një bisedë në Twitter, këngëtarja e famshme ka thënë se tani të dy këngëtarët janë duke punuar në projektet personale.

“Kanye nuk është më producent ekzekutiv i ‘Anti’! Të dy jemi duke punuar në projektet tona tani për tani!”, ka shkruar ajo, transmeton koha.net.

Sipas Daily Mail, Kanye, është duke punuar në albumin e ri “Swish” që do të lansohet muajin e ardhshëm.

Ndërkaq, albumi “Anti” i Rihannas pritet të vijë në të njëjtën kohë, kah fundi i shkurtit.