Rifillojnë punimet për rregullimin e hapësirës publike në qendrën e Klinë së Epërme
10/07/2026
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku ka njoftuar se kanë rifilluar punimet për rregullimin e hapësirës publike në qendrën e Klinë së Epërme.
Sipas njoftimit për media Lushtaku tha se është një investim i rëndësishëm që do të transformojë këtë zonë në një hapësire moderne, funksionale për të gjithë banoret e kësaj bashkësie lokale dhe dinjitoze.
“Ky është një tjetër premtim që po bëhet realitet, pjesë e angazhimit tonë për të investuar në çdo lagje e çdo fshat të komunës së Skenderajt. Me punë të vazhdueshme, po ndërtojmë hapësira publike më të mira dhe më të zhvilluara për të gjithë”, thuhet tutje në njoftim. /Telegrafi/


