Rezultatet e zgjedhjeve lokale në shtatë qendrat e mëdha: LVV kryeson në tri qytete, PDK në dy, LDK e AAK me nga një
LVV kryeson në Prishtinë, Gjilan e Prizren, PDK në Ferizaj e Mitrovicë, LDK në Pejë dhe AAK në Gjakovë.
Qytetarët e Kosovës sot kanë votuar në zgjedhje lokale.
Në orën 19:00 janë mbyllur qendrat e votimeve, derisa po vijon procesi i numërimit të votave në shumicën e komunave.
Derisa gara pothuajse është e mbyllur në tri komuna të mëdha, në katër qendra tjera rajonale gara mbetet shumë e fortë, përcjell Telegrafi.
Në Prishtinë kur janë numëruar rreth 36% e votave Arben Vitia i LVV-së prin me rreth 43% të votave të fituara.
Arben Vitia (LVV) - 12.958 vota apo 42,71%Përparim Rama (LDK) - 8.935 vota apo 29,45%Uran Ismaili (PDK) - 6.272 vota apo 20,67%
Në Prizren kur janë numëruar rreth 60% të votave Mytaher Haskuka i LVV-së shkon në balotazh me kandidatin e PDK-së, Shaqir Totaj.
Mytaher Haskuka (LVV) - 14.103 vota apo 41,73%Shaqir Totaj (PDK) - 10.328 vota apo 30,56%Anton Quni (LDK) - 4.970 vota apo 14,71%
Mbi 71 për qind të votave janë numëruar edhe në Komunën e Pejës, ku kandidati i Lidhjes Demorkatike të Kosovës, Gazmend Muhaxheri po prinë me mbi 60 për qind të votave.
Gazmend Muhaxheri (LDK) - 16.387 vota apo 60,43%Gazmend Agusholli (LVV) - 6.101 vota apo 22,50%Rrustem Berisha (AAK) - 4.414 vota apo 16,28%
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza po prin bndshëm me vota në Mitrovicën e jugut, teksa në këtë komunë janë numëruar rreth 90 për qind të votave.
Bedri Hamza (PDK) - 14.827 vota apo 54,45%Agim Bahtiri (LVV) - 9.240 vota apo 33,93%Armend Agolli (LDK) - 3.165 vota apo 11,62%
Në Ferizaj janë numëruar rreth 75% të votave, derisa kandidati i PDK-së ka një avantazh të theksuar ndaj kandidatëve tjerë.
Agim Aliu (PDK) - 22.870 vota apo 62,91%Valon Ramadani (LVV) - 9.191 vota apo 25,28%Sibel Halimi (LDK) - 3.435 apo 9,45%
Mbi 67% e votave të numëruara në Gjilan, kandidati i LVV-së ka një epërsi ndaj atij të LDK-së që sipas të gjitha gjasave do të shkojnë në balotazh.
Alban Hyseni (LVV) - 12.430 vota apo 45,55%Lutfi Haziri (LDK) - 11.719 vota apo 42,94%Leonora Morina Bunjaku (PDK) - 2.262 vota apo 8,29%
Në Gjakovë janë numëruar mbi 55% të votave, derisa Ardian Gjini i AAK prin me 10% ndaj kandidates së LVV-së, Mimoza Kusari.
Ardian Gjini (AAK) - 10.998 vota apo 48,06%Mimoza Kusari Lila (LVV) - 8.844 vota apo 38,65%Ferdinand Kolaj (PSHDK) - 1.111 vota apo 4,86%
Rezultatet në kohë reale mund t’i ndiqni në sajtin zyrtar të KQZ-së./Telegrafi/


