Janë mbyllur katër nga pesë ndeshjet e javës së dytë, ku deri tani asnjë skuadër nuk ka arritur të marr pikët e plota, duke dëshmuar që ky sezon do të jetë i fortë. Në kryendeshjen e kësaj jave, ku u takuan Gjilani dhe Ballkani, edhe pse dy skuadrat e nisën me gola, ku shënuan Robert Rrahmani dhe Ignacio Queven, të tjerë nuk kishte dhe përballja u mbyll 1-1.Llapi ka shijuar fitoren e parë në edicionin e ri në Albi Mall Superligë. Llapi ka arritur t’i gëzohet fitores si mysafire në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, duke e mundur Feronikelin 74, me rezultat 2-0.
Të dy golat skuadra e Tahir Batatinës i realizoi në pjesën e dytë, me Elvir Gashijanin dhe Ahmed Januzin.Skuadra e Shefki Kuqit pati mundësi të kalonte në epërsi në pjesën e parë, por Nikolaos Ioannis nga penalltia në minutën e 28-të e qëlloi shtyllën.Ndërkohë në stadiumin “Liman Gegaj” ndërmjet Malishevës dhe Ferizajt është mbyllur baras 1-1. Malisheva kaloi në epërsi me golin e Fatjon Bunjakut, por një pikë Ferizajt ia siguroi Redon Syla me supergolin e shënuar në minutat e kohës shtesë të ndeshjes.Drita nuk e ka zhvilluar ndeshjen e javës së dytë ndaj Prishtinës, sikurse që bëri edhe në javën e parë ndaj Malishevës për shkak se ende është pjesë e garave evropiane. Deri tani nga katër pikë kanë tubuar, Llapi, Ballkani, Suhareka dhe Ferizaj.Gjilani është i pesti me 2 pikë të tubuara, ndërsa nga 1 pikë me nga një ndeshje të zhvilluar i kanë Prishtina dhe Malisheva.Në fund pa pikë janë Feronikeli 74 dhe Dukagjini, që kanë zhvilluar nga dy ndeshje, ndërsa aty është edhe Drita që nuk ka zhvilluar asnjë takim.Në javën e tretë takohen Ferizaj- Prishtina, Dukagjini - Gjilani, Llapi - Malisheva, Ballkani - Feronikeli 74 he Drita - Suhareka. /Telegrafi/