Please enter at least 3 characters.

Reshje të dendura dëbore në Bulqizë, probleme në disa akse rrugore

2019/01/bore.jpeg

Ulja e temperaturave prej dy ditësh ka rikthyer reshjet e dëborës në gjithë rrethin e Bulqizës.

Reshjet e dëborës të cilat nisën gjatë natës janë shoqëruar me erë të fortë dhe temperatura të ulëta duke sjellë probleme në akset nacionale dhe ato rurale!

Aktualisht aksi rrugor Bulqizë-Peshkopi dhe Bulqizë-Tiranë kalohet pa zinxhir. Ndërsa në akset rurale kërkohet përdorimi i zinxhirëve. /TCH/