Please enter at least 3 characters.

Refuzohet oferta e lartë e Unitedit për Ruben Dias

2019/07/GettyImages-1012872408.jpg
242:"LISBON, PORTUGAL - AUGUST 07: Ruben Dias of SL Benfica during the match between SL Benfica and Fenerbache SK for UEFA Champions League Qualifier at Estadio da Luz on August 7, 2018 in Lisbon, Portugal. (Photo by Carlos Rodrigues/Getty Images)
12:"Getty Images

Manchester United nuk është duke arritur të sigurojë shërbimet e një qendërmbrojtësi.

Pasi po refuzohen vazhdimisht nga Leicester për të nënshkruar me Harry Maguire, një tjetër ofertë është refuzuar.

Djajtë e Kuq kanë një plan B për pozitën e qendrës së mbrojtjes nëse nuk arrihet Maugire.

Klubi nga Old Traford synon të nënshkruajë me qendërmbrojtësin e Benficas, Ruben Dias, por edhe kjo ofertë është refuzuar.

Ruben Dias. (Photo by Dean Mouhtaropoulos/Getty Images)

United ka ofruar në drejtim të Benficas 66 milionë euro për të nënshkruar me Dias, ofertë që është hedhur poshtë nga gjiganti portugez.

22-vjeçari ka bërë një sezon fantastik me Benfican dhe po kërkohet nga disa skuadra angleze.

Përveç Unitedit, në garë për të janë edhe Arsenal dhe skuadra tjetër angleze Wolverhampton Wanderers. /Telegrafi/