Please enter at least 3 characters.

Recetë për krem nga bajamet, fare pa sheqer. Do ta pëlqejnë të gjithë

2021/03/242863_b.jpg

Nëse keni nevojë për një lyerje për bukë, krepa, kroasanë ose thjesht keni diçka për të kapur me lugë nga një kavanoz, nutella e bardhë e bërë në shtëpi do të bëhet versioni juaj i preferuar i kremitPërbërësit:- 4 lugë bajame të fërguara e të bluara;- 100 g çokollatë të bardhë;- 100 ml ajkë të ëmbël;- 90 gramë gjalpë;- 1 lugë xhem sipas dëshirës (pjeshke, kajsie, mjedre);- 1 lugë mjaltë;- sipas dëshirës pak lëvore portokalli të grirë në rende.Përgatitja:

Bajamet e qëruara fërgoni pak pastaj bluani mirë. Ajkën nxeheni në flakë dhe në të duke përzier shkrini çokollatën e bardhë të grirë në rende.

Në tretjen e shkrirë të ajkës dhe çokollatës shtoni kubet më të vogla të gjalpit dhe të gjitha përzieni mirë.

Shtoni bajamet dhe bashkoni mirë. Shijen edhe më shumë e shtoni me një lugë xhem apo mjaltë.

Lyerjen e përftuar ruajeni në kavanoz.

Shijojeni, - transmeton Telegrafi.