Përbërësit:– 5 gota ujë,– 1 gotë kaçamak,– 2 thelpinj hudhre,– 1 lugë e gjysmë (e vogël) kripë,– 2 lugë gjalpë,– 2 lugë ajkëPërgatitja:

Ujin, thelpinjtë e grimcuar të hudhrës dhe kripën qiteni në një tenxhere të madhe me fund të trashë dhe lëreni derisa të vlojë, pastaj ngadalë qiteni miellin e kaçamakut dhe përzieni gjatë gjithë kohës.

Uleni pak zjarrin aq sa kaçamaku të vlojë ngadalë. Pastaj zieni edhe 45 minuta duke e përzier herë pas here.

Nëse gjatë zierjes kaçamaku fillon të ngjitet për fundin e tenxheres, qitni pak ujë dhe përzieni mirë.

Nga fundi i zierjes qitni gjalpin dhe përzieni.

/Telegrafi/