Real Madridi ka filluar kontaktet me Alexander-Arnold për ta transferuar në vitin 2025
03/10/2024
Real Madridi është i vetëdijshëm se së shpejti do të duhet të nënshkruajë me një mbrojtës të ri të djathtë, pasi Dani Carvajal dhe Lucas Vazquez po shkojnë drejt fundit të karrierave të tyre. Në këtë fazë, kandidati më i mundshëm është Trent Alexander-Arnold, i cili luan te Liverpooli.Los Blancos janë lidhur rregullisht me Alexander-Arnold në muajt e fundit. Synimi i tyre do të ishte ta nënshkruajnë me të si lojtar i lirë verën e ardhshme, pasi kontrata e tij me Liverpool do të skadojë në korrik.


