Please enter at least 3 characters.

Reagimi i Xhakës pas kualifikimit të Zvicrës në Kampionatin Botëror

2021/11/zvicrafk.jpg

Në një paraqitje të mrekullueshme kundër Bullgarisë, Zvicra e ka siguruar pjesëmarrjen në Kampionatin e ardhshëm Botëror.

Helvetikët i shënuan katër gola dhe derisa Italia luajti baras ndaj Irlandës së Veriut, morën kreun e Grupit C dhe siguruan kualifikimin e drejtpërdrejtë.

Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, nuk ka mundur t’i ndihmojë përfaqësueses së tij në ndeshjet e fundit për shkak të lëndimit.

Megjithatë, ai është shprehur i gëzuar që Zvicra është kualifikuar për ‘Katar 2022’.

“Do të shkojmë në Kampionatin Botëror. Shumë krenar me këtë grup – çfarë viti kemi pasur!”, ka shkruar Xhaka në postimin e tij në rrjetet sociale. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/granitxhaka)

(Foto: Instagram/granitxhaka)