Please enter at least 3 characters.

Rasti tragjik në Gjakovë, i dyshuari dërgohet në mbajtje

Një person (pronar i një lokali) kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të dy viktimave, njëri nga viktimat nga plagët e marra kishte ndërruar jetë.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 05:20 në rrugën “Vëllezërit Frashëri”, në Gjakovë.

Tutje bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar pesë gëzhoja dhe një mjet i mprehtë (thikë).

“Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, pronar i një lokali kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të dy viktimave meshkuj kosovarë, njëri nga viktimat nga plagët e marra kishte ndërruar jetë. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar pesë gëzhoja dhe një mjet i mprehtë (thikë)”, thuhet në raport.

Ndërkaq siç thuhet me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.

“I dyshuari është vet dorëzuar dhe ka dorëzuar një revole. Pas intervistimit me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/