Please enter at least 3 characters.

Rashica asiston në fitoren e Werderit ndaj Freiburgut

2019/04/D4CuGTmWsAE2MPz.jpg

Werder Bremeni i është kthyer fitores në Bundesliga, këtë herë arriti fitore në shtëpi ndaj Freiburgut me rezultat 2-1.

Golat në këtë takim i shënuan Davy Klaassen (76') dhe Theodor Gebre Selassie (84'), ndërsa te goli i parë asistoi Milot Rashica.

Shqiptari i dha një top të mirë Klaassenit, i cili nuk gaboi me kokë nga afër.

Vlen të theksohet se këtë sezon ylli i Përfaqësueses së Kosovës ka shënuar tetë gola dhe ka dhuruar tri asistime.

Ndeshja e ardhme e Werderit është kundër Bayern Munichut, ndërsa asistimin e Rashicas dhe golat e ndeshjes mund t'i shikoni KËTU. /Telegrafi/