Raportohet për një shpërthim në Luhansk të Ukrainës
18/02/2022
Videoja që po shpërndahet gjerësisht në mediet sociale pretendon të tregojë një shpërthim të madh në Luhansk, kryeqyteti dhe qendra administrative e Republikës Popullore të Luhanskut separatiste të mbështetur nga Rusia.
Videoja nuk mund të verifikohej menjëherë, por raportohet se është nga një gazsjellës që ka marrë flakë.
Shkaku i zjarrit dhe shpërthimi i mëpasshëm nuk u bë menjëherë i ditur.
Tensionet kanë qenë të larta në rajon pas pretendimeve të përsëritura të SHBA-së se Rusia po planifikon një operacion të rremë për t'i dhënë asaj një pretekst për të nisur një operacion ushtarak në Ukrainë.
Rusia ka mohuar vazhdimisht se planifikon të pushtojë Ukrainën. /Telegrafi/


